Tenderat me inteligjencë artificiale, Rama: Teknologjia i jep mundësi shteteve si ne që të bëjnë hapa që do të ishin të pamundura

Tenderat me inteligjencë artificiale, Rama: Teknologjia i jep mundësi shteteve si ne që të bëjnë hapa që do të ishin të pamundura

Në Tiranë është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se udhëtimi drejt BE-s është më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. “Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohuritë. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë, për t’u rritur në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar. Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më...