Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Raporti i Auditit: Konsumatorët në Kosovë nuk gëzojnë mbrojtje të drejtë e efektive
Konsumatorët në Kosovë vazhdojnë të mbeten të pambrojtur. Ky është konstatimi i raportit më të ri të Zyrës Kombëtare të Auditimit e cila ka gjetur mangësi serioze në sistemin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve gjatë periudhës 2022–2024.Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin e performancës “Efektiviteti i Sistemit për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve në Kosovë” për periudhën 2022-2024 dhe ka vlerësuar trajtimin e ankesave, planifikimin dhe realizimin e inspektimeve, zbatimin e strategjive dhe programeve, ndërgjegjësimin publik dhe koordinimin ndërinstitucional.Në njoftimin e ZKA-së thuhet se rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht përpjekjeve institucionale, konsumatorët në Kosovë nuk gëzojnë mbrojtje reale, të drejtë dhe efektive, si dhe institucionet nuk arrijnë të garantojnë transparencë dhe përgjegjësi të plotë në këtë drejtim.“Sistemi aktual...