Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderi me erë korrupsioni, Eral Myftaraj merr 97 mln nga Spitali i Beratit
Një tjetër tender publik i fundit i Spitalit Rajonal të Beratit ka ngritur dyshime të forta për shkelje dhe favorizime, duke vënë në qendër të kritikave drejtorin Arben Konomi. Tenderi, me vlerë mbi 90 milionë lekë (pa TVSH) për “Furnizim me pelet druri”, është fituar nga kompania “AL-MEXWOOD” e zotuar nga Eral Myftaraj, i cili cilësohet nga media si mik i ngushtë i ish-ministrit Bledi Çuçi. Tenderi është shënuar me “Flamur të Kuq” nga “Open Data” për shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike, pasi oferta më e ulët është skualifikuar në favor të kompanisë së Myftarajt. Ky fakt ngre pyetje serioze mbi transparencën dhe konkurrencën e ndershme në këtë proces. Eral Myftaraj ka përfituar shpesh kontrata publike. Ai është gjithashtu përfitues i koncesionit për menaxhimin...