Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale
Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, njoftoi se qeveria e tij ka synim që Shqipëria të ketë “modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale”. “Teknologjitë e reja mund t’i japin shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që përndryshe do të ishin të pamundura. Imagjinoni, nëse nuk do të ishte e zbatueshme teknologjia digjitale nuk do të ishte e zbatueshme, si do të ishim ne në gjendje të ofronim qindra shërbime online. Miliona njerëz rrinin në radhë për certifikata. Vetëm falë teknologjisë jemi në pozicionin që mund të bëjmë diçka të tillë, edhe në fusha të tjera. Nëpërmjet inteligjencës artificiale, gjërat që Kroacisë ju deshën 7...