Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mesazhi i parë i NATO-s për Putin pas dronët rusë në hapësirën ajrore polake: Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit
Një incident serioz është regjistruar në Poloni, ku shtatë dronë dhe mbetje të një rakete të paidentifikuar u zbuluan në territorin e saj pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore nga drejtimi i Ukrainës. Autoritetet polake raportuan se një banesë dhe një automjet në lindje të vendit kanë pësuar dëme materiale nga rrëzimi i dronëve gjatë natës. Ngjarja ka alarmuar jo vetëm qeverinë polake, por edhe strukturat e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi shkeljen si “absolutisht të papërgjegjshme dhe të rrezikshme”, duke theksuar se pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, përbën një kërcënim serioz. Ai dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus Vladimir Putin: “Ndalo luftën në Ukrainë, ndalo shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve. Jemi të gatshëm...