Berisha: Ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e tyre do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite

Berisha: Ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e tyre do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite

Lideri i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin farsën elektorale të 11 majit. 'Njohja e tyre do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më të shëmtuarën në 32 vite' tha Berisha duke nënvizuar se PD ka dokumentuar veprimtarinë e partisë shtet për të vjedhur këto vota. Pjesë nga fjala e Berishës Në këtë material ka një dokumentim të plotë të veprimtarisë së partisë shtet. Përdorimit të të gjitha resurseve. Ka një dokumentim të plotë të shëmtisë të paparë të ditës së votimit. Në qindra e qindra video, dokumentohet se si kontrollohej në mënyrën më banditeske vota, votimi dhe vullneti i qytetarëve nga policia politike socialiste, administrata, komisionerët, vëzhguesit e me radhë.Një vend të veçantë zënë analiza e videove të ditës së votimit....