Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Udhëtimi është ai që kemi nevojë
Gjatë konferencës ndërkombëtare për qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se vendi ka bërë një hap shumë të madh në lidhje me digjitalizimin. Rama shprehet se përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, po bëhet në kohë rekord përkthimi i kapitujve për anëtarësimin në BE. Kreu i qeverisë u ndal te procesi i anëtarësimit në BE, teksa tha se për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. ”Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim se është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohuritë. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si...