“Shqipëria në diktaturë”/ Berisha bën autokritikë nga Kryesia e PD-së: Kemi bërë punë të dobët por…Ja cili do jetë qëndrimi ynë

“Shqipëria në diktaturë”/ Berisha bën autokritikë nga Kryesia e PD-së: Kemi bërë punë të dobët por…Ja cili do jetë qëndrimi ynë

sali berisha në mbledhjen e kryesisë TIRANË- Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij përpara anëtarëve, ku bëri një analizë të deritanishme për qëndrimin politik ndaj asaj të cilën ai e quan "farsë elektorale". Berisha drejtoi akuza ndaj qeverisë, teksa deklaroi sipas tij se, Shqipëria ndodhet sot nën një diktaturë autokratike të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, Berisha pranoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e komunikimit të qartë politik nga vetë partia. "Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonusht të rëndëishëm, qëndrimin e forcës sonë politike ndaj farsës politike të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e...