Hungaria i tregon muskujt Brukselit!

Hungaria i tregon muskujt Brukselit!

Nga Eljanos Kasaj* Me qortime të ashpra i ka kritikuar sërishmi burokratët e Brukselit, Kryeministri i hekurt hungarez Viktor Orban, duke thënë se “beson se udhëheqja e Bashkimit Evropian po e përdor konfliktin në Ukrainë për të lidhur financiarisht vendet anëtare, në mënyrë që t’i nënshtrojë ato dhe t’u heqë sovranitetin”. “Elita brukseliane po shtyn përpara borxhin e përbashkët për t’i zhveshur kombet nga sovraniteti i tyre dhe për të na tërhequr drejt Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ata duan ta përdorin luftën në Ukrainë si pretekst për të na prangosur të gjithëve financiarisht. Duhet të shohim përtej fushëbetejës, drejt të ardhmes së vetë Unionit: kombe të lira apo nënshtrim ndaj burokratëve të pazgjedhur?” shkroi ai në një mesazh të publikuar platformën sociale X. Kryeministri...