Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rutte: Shkelja ajrore e Rusisë mbi Poloninë është ‘sjellje e papërgjegjshme’ – NATO në solidaritet të plotë me Varshavën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke e cilësuar si një akt "tërësisht të papërgjegjshëm", pavarësisht nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo. Në një deklaratë zyrtare, Rutte theksoi se aleatët e NATO-s kanë shprehur solidaritet të plotë me Poloninë, ndërsa vlerësimi i plotë i incidentit është ende në proces. Sipas tij, në operacionin për rrëzimin e dronëve rusë morën pjesë disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë Holandën, Italinë, Poloninë dhe Gjermaninë. Ky incident vjen në një periudhë tensioni të lartë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, me Poloninë që prej muajsh ka rritur gatishmërinë ushtarake përgjatë kufirit lindor. Në një reagim të parë të shkurtër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë konferencës...