Ryshfeti në Kadastër pas “revolucionit dixhital”/ A dështoi reforma e Ramës?

Ryshfeti në Kadastër pas “revolucionit dixhital”/ A dështoi reforma e Ramës?

Një investigim i emisionit “STOP” ka nxjerrë në dritë një skandal korrupsioni në Kadastrën e Durrësit, ku një sekser i dyshuar, Durim Muça, kërkonte ryshfet për të përshpejtuar shërbimet. Ky rast ka ngritur dyshime të forta mbi efektivitetin e reformës së digjitalizimit që kryeministri Edi Rama e kishte cilësuar si “revolucion” për të luftuar korrupsionin. Dy vite më parë, në një deklaratë të fortë, kryeministri Rama premtoi se Kadastra do të ishte plotësisht digjitale, duke i dhënë fund korrupsionit dhe ndikimit njerëzor në proceset e pronësisë. “Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet të përgjigjet edhe sikur të dojë, asnjë nga kushërinjtë që keni futur në Kadastër… asnjë nga ata që gjasme ka dhënë jetën për PS-në nuk do të ketë më gjë në...