Hoti: Dyshohet për varr masiv, lokacioni është përdorë si deponi e mbeturinave 

Hoti: Dyshohet për varr masiv, lokacioni është përdorë si deponi e mbeturinave 

Dyshohet për varr masiv, lokacion që deri më tani është përdorë si deponi e mbeturinave. Për këtë ka njoftuar kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, njoftim që e ka bërë nëpërjet rrjeteve sociale. Bëhet e ditur se ky lokacion është Kozhlje afër Novi Sadit.  “Ky lokacion ka nisur të vlerësohet që nga viti i kaluar, por më pas është shtyrë nga pala serbe. Vetëm pas presionit të vazhdueshëm, edhe ndërkombëtar, Serbia ka filluar procesin e vlerësimit. Duhet theksuar se kjo po ndodh pas një zjarri që për gati dy muaj ka kapluar atë zonë. Nga Kosova sot është deleguar një ekip i përbërë nga z. Kushtrim Gara, z. Ditor Haliti dhe z. Valon Hyseni. Aktualisht në terren janë të pranishëm edhe...