Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Hipokrizia mjet ndërmjetësues në marrdhënie
Naser Shatrolli Teatri i Gostivarit u shfaq në natën e dytë të festivalit të teatrove në Suharekë Mardhënja ishte në strumbullin e tematikës. George Bernard Shaw, dramaturg anglez, është autori i këtij tregimi, materialit të të cilit, regjisori Fatos Berisha, i ka bërë ndërhyrjet dhe lidhjet dramaturgjike në një kontekst modern. Në thelb, në stukturën e pjesës shpërfaqet reflektimi dhe pozita e personazheve, varësisht nga ingranazhi, potenciali dhe intelektualizmi që është realitet i kufijve ndarës mes polesh karakteriale dhe qytetarie. Ndërsa manipulimi njerëzor, dhelpëria apo dinakëria janë konjukturë e strukturuar prej kohësh që fshehen në buzëqeshjen e secilit, sikundër që ilariteti, komunikimi artificial dhe ato bëhen pjësë e rutinës, për të qenë dikushi diku, duke zotëruar rrethanat e plazhës, marketit, shtëpisë dhe ambiente të ngjashme....