Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkelje “e rëndë dhe e paprecedentë” e hapësirës ajrore të Polonisë dhe NATO-s, Starmer: Duhet rritur presioni ndaj Putinit
Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ndaj ngjarjeve të natës së kaluar, duke e quajtur shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia si “të rëndë dhe të paprecedentë” dhe “jashtëzakonisht të pamatur.” Deklarata e tij e plotë: Sulmi barbar i mëngjesit të sotëm ndaj Ukrainës dhe shkelja e rëndë e paprecedentë e hapësirës ajrore të Polonisë dhe NATO-s nga dronët rusë është jashtëzakonisht shqetësuese. Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të na kujtuar mospërfilljen e hapur të presidentit Putin për paqen dhe bombardimet e vazhdueshme që përballen çdo ditë ukrainasit e pafajshëm. Kam qenë në kontakt me kryeministrin polak këtë mëngjes për t’i bërë të qartë mbështetjen tonë për Poloninë, dhe se do të qëndrojmë fort në mbështetje...