Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Plagosi vëllezërit me thikë pas një sherri, arrestohet 29-vjeçari në Paskuqan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan, ku një 29-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në dhunë fizike. Elis Miftari, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, Zenel Miftari, 27 vjeç, dhe Alfons Miftari, 20 vjeç, pas një konflikti të çastit në zonën e Paskuqanit rreth orës 11:00. Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet...