Polonia në alarm! Rusia shkel për herë të hapësirën ajrore të një vendi të NATOS, reagon Moska: Pretendime të pabaza, s’ka prova

Polonia në alarm! Rusia shkel për herë të hapësirën ajrore të një vendi të NATOS, reagon Moska: Pretendime të pabaza, s’ka prova

foto ilustruese POLONI- Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”. Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë. Polonia tha se 19 objekte kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të madh ajror rus ndaj Ukrainës dhe se kishte rrëzuar ato që përbënin kërcënim. Kryeministri Donald Tusk tha se kishte aktivizuar nenin katër të traktatit të NATO-s, sipas të cilit anëtarët e aleancës mund të...