“Kambanë alarmi”, jo luftë! Çfarë parashikon Neni 4 i NATO-s, i thirrur nga Polonia?

“Kambanë alarmi”, jo luftë! Çfarë parashikon Neni 4 i NATO-s, i thirrur nga Polonia?

Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se vendi i tij do të kërkojë zyrtarisht aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, pas 19 shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia. Lëvizja e Varshavës vjen në një kohë të rritjes së tensioneve në kufijtë lindorë të Aleancës, ku Polonia ndodhet në vijën e parë të kërcënimeve, përballë Bjellorusisë dhe afër territorit të luftës në Ukrainë. Çfarë është Neni 4 i NATO-s? Sipas Traktatit të Uashingtonit të vitit 1949, Neni 4 i jep të drejtë çdo shteti anëtar të kërkojë konsultime urgjente me aleatët, nëse konsideron se siguria, integriteti territorial ose pavarësia politike e tij është e rrezikuar. Ky nen nuk nënkupton ndërhyrje ushtarake automatike, por sjell çështjen para Këshillit të Atlantikut të Veriut për të diskutuar masa të...