Rrëzuan kryeministrin dhe dogjën parlamentin në Nepal, Berisha: Përzunë diktatorin e korruptuar komunist!

Rrëzuan kryeministrin dhe dogjën parlamentin në Nepal, Berisha: Përzunë diktatorin e korruptuar komunist!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur protestat e fuqishme të të rinjve në Nepal, të cilët ia dolën të rrëzonin nga posti kryeministrin, pas ndalimit të mediave sociale atje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur edhe momentit teksa pallati presidencial në Nepal digjej në flakë, Berisha shkruan se kjo ishte përgjigja që rinia i dha një diktatori komunist dhe të korruptuar. Pavarësisht se protesta mori jetë të rinjsh, Berisha thotë se ajo triumfoi duke bërë që diktatori i Nepalit të largohej me helikopter nga vendi. Nderim martirëve të fjalës së lirë dhe antikorrupsionit’, përmbyll reagimin kryedemokrati Sali Berisha. Reagimi Diktatori komunist i korruptuar i Nepalit ndaloi mediat sociale. Rinia, gjenerata Z, u ngrit në protesta të fuqishme, diktatori qëlloi mbi protestuesit e pamposhtur...