Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronët tanë! Reagojnë ndërkombëtarët
Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës, një veprim i rënë dakord midis tij dhe presidentit Karol Nawrocki. Neni përcakton një mekanizëm për konsultime midis palëve në traktat në rast të një kërcënimi për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e njërës prej palëve. “Konsultimet me aleatët kanë marrë formën e një kërkese zyrtare për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s”, shpjegoi kryeministri polak Donald Tusk në një fjalim para Sejmit, dhomës së ulët të parlamentit polak. “Sulmi me dron përfaqëson një moment të paprecedentë në historinë e NATO-s, por edhe në historinë e kohëve të fundit të Polonisë”, tha Presidenti polak Karol Nawrocki, duke specifikuar se kishte qenë në kontakt të...