Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga punimet në e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë, i cili po ngrihet në lagjen e dikurshme të hebrenjve të Shqipërisë, afër sheshit kryesor të qytetit. “Në kantierin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë që po ngrihet në lagjen e dikurshme të hebrenjve të Shqipërisë, afër sheshit kryesor të qytetit, për të dëshmuar ndër breza historinë e rrallë shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët, në vitet e errëta të Holokaustit, ku populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij”, shkruan Rama. Ai thekson se projekti ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore, duke ruajtur muret origjinale të ndërtesës dhe elementët tipikë arkitektonikë, e duke i integruar me një volum ndërtimor bashkëkohor si...