Eutanazia në Kodin e ri Penal, avokati: Duhen pyetur edhe komunitetet fetare

Eutanazia në Kodin e ri Penal, avokati: Duhen pyetur edhe komunitetet fetare

Kodi i ri Penal tashmë është publikuar duke ndezur diskutime që nga shtimi i numrit të dispozitave penale. Grupi i punës e ka nxjerrë Kodin dhe tashmë ka nisur oponenca, shpjegon avokati Ervin Karanxha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Pretendimet duhen bërë nga aktorët që kanë lidhje direkte me Kodin si Gjykata e Lartë, avokatët dhe prokurorët, të cilët s’kanë pasur akses. Por çfarë ndodh në Kodin e Ri Penal me shumëfishimin e neneve? Sipas Karanxhasë, një nga risitë është eutanazia apo ajo që njihet si vdekja e asistuar. Avokati thotë se në këtë bisedë duhet të marrin pjesë edhe komunitetet fetare. Të njëjtën gjë e thekson edhe për “cenimin e shëndetit”, siç mund të jetë ndryshimi i gjinisë duke ia lënë përgjegjësinë...