Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasi me makinë 4-vjeçarin/ Arrestohet 58-vjeçari, nis hetimi për aksidentin në Fier
Drejtuesi i mjetit, që aksidentoi një ditë më parë një fëmijë 4 vjeç në Fier, u vu në pranga. Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Top Channel