Rritje temperaturash por vranësira në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

Rritje temperaturash por vranësira në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 09:25 Kjo e mërkurë do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, me vlera maksimale deri në 30 gradë Celsius. Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Situata do të ndryshojë në mbrëmje, pasi pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë përgjatë vijës bregdetare.