Çfarë pritet të ndodhë? Berisha ‘i paraprin’ Ramës, mblidhet sot Kryesia e PD-së

Çfarë pritet të ndodhë? Berisha ‘i paraprin’ Ramës, mblidhet sot Kryesia e PD-së

pd TIRANË- Partia Demokratike (PD) do të mbledhë sot Kryesinë. Ky është takimi i parë i demokratëve ku disa figura të njohura kanë kërkuar të analizohet humbja në zgjedhje, kurse Sali Berisha e ka etiketuar 11 majin si “farsë zgjedhore”. Selia Blu bëri me dije më herë në njoftimin e saj se, në mbledhjen e sotme do të diskutohet mbi vendimmarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës.  Nga ana tjetër, më 11 shtator, do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste (PS),  kryeministri Edi Rama do të bëjë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë, një ditë më pas, 12 shtator, do të nisë sesioni i ri i Kuvendit. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI. Parlamenti do të mbajë seancën...