I dënuar në Itali, kapet në Kakavijë 25-vjeçari nga Bulqiza

I dënuar në Itali, kapet në Kakavijë 25-vjeçari nga Bulqiza

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë kapur 35-vjeçarin nga Bulqiza Erjon Pere alias Erjon Mera, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë ai ishte dënuar një vit më parë në Itali me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. “Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin: Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, njofton...