I mori 8000 euro klientit, arrest shtëpie për avokatin pranë PD, Besart Logu

I mori 8000 euro klientit, arrest shtëpie për avokatin pranë PD, Besart Logu

Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Të njëjta burime i thanë Report Tv se avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje. Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij. Avokati Logu ka edhe studion e tij ligjore ‘Logu’, ndërkohë që më herët ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai njihet edhe për daljet e tij televizive dhe i atashuar pranë Partisë Demokratike. Ende nuk...