Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja “McGonigal”, Berisha sërish akuza: Ish-agjenti i FBI përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze…
Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë dje një sërë akuzash të forta lidhur me një skandal ndërkombëtar të pretenduar, në të cilin sipas tij përfshihen emra të njohur si ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete kineze. Sipas Berishës, më 9 shtator 2017, McGonigal, i identifikuar në dokumentet e brendshme si “Eye One”, ka zhvilluar një darkë private me kryeministrin Rama në Tiranë. Në këtë takim, Berisha pretendon se ka qenë i pranishëm edhe Dorian Duçka, këshilltar i afërt i Ramës dhe zyrtar i qeverisë me pasaportë diplomatike. “Pas kësaj darke, McGonigal i dërgon mesazh eprorëve të tij se ishte me kryeministrin e Shqipërisë dhe se po diskutonin për reformën në drejtësi. Por në realitet, në këtë takim...