Polonia doget 10 avionë rusë në hapësirën e saj ajrore: Akt agresioni!

Polonia doget 10 avionë rusë në hapësirën e saj ajrore: Akt agresioni!

Bota Lajme E Mërkurë, 10 Shtator 2025 09:17 Dronët rusë kishin hyrë disa herë në hapësirën ajrore polake. Tani, për herë të parë, Forcat Ajrore qëlluan dronët e dyshuar rusë. Aeroportet duhej të mbylleshin përkohësisht. Polonia ka deklaruar, se ka shkatërruar për herë të parë dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore. Gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës, hapësira e saj ajrore është shkelur në mënyrë të përsëritur nga dronë, raportoi komanda ushtarake polake. Ushtria raportoi më shumë se një duzinë dronësh. Disa u rrëzuan. “Ky si një akt agresioni përbënte një kërcënim real për sigurinë e popullsisë”, u tha në një deklaratë nga Komanda e Lartë e Forcave të Armatosura në X. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se...