Vetëm 26 vjeç, por legjendë e Francës. Mbappé parakalon Henry, “kërcënon” Giroud

Vetëm 26 vjeç, por legjendë e Francës. Mbappé parakalon Henry, “kërcënon” Giroud

10 Shtator 2025 8:55 Alfred Lleshi Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë me Francën. Me një penallti dhe një asist për Barcola, ai i dha kombëtares së Deschamps fitoren e rëndësishme 2-1 ndaj Islandës, pavarësisht inferioritetit numerik (daljes me të kuqe të Tchouameni). Me këtë sukses, “Les Bleus” kryesojnë grupin D me 6 pikë, tri më shumë se rivalët direkt. Sulmuesi i Real Madridit u shpall MVP i mbrëmjes, duke shënuar golin e tij të 52-të në kombëtare, rekord që i lejon ta kalojë Thierry Henry. Tashmë, objektivi i radhës është Olivier Giroud, golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, me vetëm 5 gola më shumë se ylli aktual i Real Madridit. Në moshën 26-vjeçare, Mbappé është shumë pranë vendosjes së emrit të tij në...