Eksodi vazhdon: 35% e shqiptarëve të ikur jetojnë në Itali, Greqi e SHBA, të rinjtë po largohen edhe drejt Gjermanisë

Eksodi vazhdon: 35% e shqiptarëve të ikur jetojnë në Itali, Greqi e SHBA, të rinjtë po largohen edhe drejt Gjermanisë

Rreth 79% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali, Greqi dhe SHBA. Sipas të dhënave të raportuara nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Shqipërisë, numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar jashtë vendit gjendet në Itali, konkretisht mbi 389 mijë. Në vend të dytë renditet Greqia me mbi 264 mijë emigrantë shqiptarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 224 mijë. E thënë ndryshe, rreth 35% e shqiptarëve të regjistruar jashtë vendit ndodhen në Itali, 24% në Greqi dhe 20% në SHBA. Shumica e shqiptarëve jetojnë në Athinë, Selanik, Romë dhe Milano. Megjithatë, edhe vendet e Evropës Perëndimore nuk mbeten shumë mbrapa. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar vijojnë të jenë disa nga destinacionet e preferuara të emigrimit nga shqiptarët. Konkretisht, emigrantët shqiptarë në Gjermani llogariten...