Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Polonia rrëzon dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, mbyllet aeroporti i Varshavës, alarmohet NATO
Ushtria polake njoftoi se ka rrëzuar disa dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendit gjatë një vale sulmesh ndaj Ukrainës perëndimore, duke e cilësuar incidentin si “akt agresioni”. Forcat polake ngritën në ajër avionë të NATO-s dhe vendosën mbrojtjen ajrore në gatishmëri të lartë, ndërsa Aeroporti Chopin i Varshavës u mbyll përkohësisht. Banorëve në Podlaskie, Mazovia dhe Lublin iu kërkua të qëndrojnë brenda, ndërsa operacionet për gjetjen e dronëve të rrëzuar po vijojnë. “Pas sulmit të sotëm nga Federata Ruse në territorin ukrainas, ka ndodhur një shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë. Ky është një akt agresioni që ka paraqitur një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë. Sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit me radar...