Një penallti i jep Shqipërisë tri pikë ndaj Letonisë

Një penallti i jep Shqipërisë tri pikë ndaj Letonisë

Këtë mbrëmje në “Air Albania”, kualifikuese të Botërorit, zona UEFA, Grupi K Shqipëria mundi me vështirësi Letoninë 1-0 duke rimarrë vendin e dytë. Takimi u vendos nga një penallti e shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të. Me gjithë përpjekjet e kuqezinjëve për të shkuar te goli i sigurisë kjo gjë erdhi kurrëndërsa në fund letonezët e mbështetur nga shumë fifozë (sistemuar në tribunë) gati sa nuk barazoi. Me fat Shqipëria dhe Silvinjo pasi me Strakoshën e mundur mbi vijën e portës u shfaq mario Mitaj duke ruajtur avantazhin minimal. Ndërkaq ndeshja tjetër e Grupit K Serbi- Angli përfundoi 0-5 për ‘Tre Luanët’ ishullorë. Grupi kryesohet nga Anglia me pikë të plota 15, Shqipëria e dyta me 8 pikë, Serbia 7 pikë...