Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet nga policia serbe një 77-vjeçar nga Kosova/ Ministria e Jashtme: Njoftuam ambasadorët e QUINT-it dhe BE
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka konfirmuar se qytetari i Kosovës, Hazir Haziri, është arrestuar nga autoritetet e Serbisë më 8 shtator në pikën kufitare në Merdarë “gjatë hyrjes së tij në territorin serb me automjet privat”. Autoritetet serbe më herët gjatë ditës pretenduan se ai është arrestuar nën dyshime për “krime lufte”. “Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është angazhuar përmes kanaleve zyrtare dhe diplomatike për të siguruar informacione të sakta dhe të plota mbi ndalimin e z. Haziri”, tha MPJD-ja. Kosova ka kërkuar zyrtarisht nga Serbia që të konfirmojë arrestimin e Hazirit dhe të sqarojë arsyet ligjore për ndalimin e tij, teksa MPJD u bëri sërish thirrje qytetarëve...