Rasti i Ismet Çekorjas që e ekzekutuan në derën e shtëpisë pasi u betua për hakmarrje për të birin dhe gazetarët e kronikës

Rasti i Ismet Çekorjas që e ekzekutuan në derën e shtëpisë pasi u betua për hakmarrje për të birin dhe gazetarët e kronikës

Më 2 shtator 2022, 4 ditë pas deklaratave të bujshme në media se nuk ka frikë asnjë bandë e as kriminel, Ismet Çekorja u vra në derën e shtëpisë. Ai dha një intervistë, në gjendje emocionale, siç e jep një prind per djalin, ku i lëshoi sfidën kujtdo. U vra pas asaj deklarate! Pas çdo ngjarjeje, pa asnjë lloj ndjeshmerie njerëzore, po kërkohen reagimet e prindërve, vëllezërve e motrave, pa i dhënë akoma as lamtumirën e fundit familjarit. Sot, disa kolegë më kërkuan kontaktin e nënës së vajzës së plagosur (pas atentatit në Shkodër). – E kam numrin, por ça ju duhet? – Për emision. E fusim. Na duhet ndonjë reagim. – Po ça vlere ka? Ça ju duhet? – Është e ëma e vajzës...