“PD jo vetëm të qajë apo të qahet”/ Reagon ashpër Salianji: Duhet një rifreskim, të gjejmë mekanizëm si ta kapërcejmë

“PD jo vetëm të qajë apo të qahet”/ Reagon ashpër Salianji: Duhet një rifreskim, të gjejmë mekanizëm si ta kapërcejmë

Ervin Salianji, ka bërë thirrje për reflektim të thellë brenda forcës opozitare, duke theksuar nevojën për një reformim të thellë dhe hapje reale të Partisë Demokratike. I ftuar në një studio televizive Salianji theksoi se është e papranueshme që PD të vazhdojë me të njëjtin diskurs pas çdo pale zgjedhjesh, duke u viktimizuar për vjedhje votash pa ofruar zgjidhje konkrete. Ai theksoi gjithashtu nevojën për thirrjen dhe përfshirjen e personaliteteve të larguar të PD-së, duke i dhënë akses të plotë në strukturat e partisë, në funksion të një bashkimi real të demokratëve. “Përtej këtyre, apo bashkë me këto, PD duhet të gjejë mekanizmin jo vetëm të qajë apo të qahet, por të gjejë mekanizëm si ta kapërcejmë, u bënë disa palë zgjedhjesh që jemi në...