Përballë mundësisë – ask anything

Përballë mundësisë – ask anything

Tregim Ballsor Hoxha Jam përballë pyetjes ask anything, pra para skemës së hapur të Open AI në ChatGPT. Përballë Inteligjencës Artificiale E shikoj, më pyet, dhe nuk e di pse, përnjëherë, kjo pyetje më duket identike me thënien “Everything is Everything”. Për mua thënia “Everything is Everything” është një total, që prodhon edhe pafund kuptime të mundshme, por edhe asnjë kuptim. Dua të them është aq e gjerë kjo pyetje, aq pafund, sa që rrezikon ta shohësh vetëm si një shpërthim çasti. Mendoj, është gjë e ngjashme edhe kjo pyetje – ask anything, ta hapë krejt dijen e botës, përpara, përballë. Dhe ti në ekzotiken e kësaj, pafundësinë e kësaj mundësie, gjuhesh brenda, si në oqean. A kthehesh, nuk e din, as nuk do ta dish, por...