Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë me teknologji bashkëkohore të ekspozimit
Muzeu Hebraik, projekt dedikuar historisë së Vlorës që risjell në kujtesë vlera si mikpritjen dhe humanizmin e vlonjatëve po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të Hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi mëngjesin e sotëm për vijimin e punimeve në këtë kantier. Gonxhja u shpreh se po punohet çdo ditë me ndërhyrje që shkojnë përtej restaurimit klasik, ku ndërthuren arkitektura vernakulare dhe ajo bashkëkohore. “Muret origjinale të ndërtesës, struktura mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë të qytetit historik ruhen me përpikëri, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit”, shkroi Gonxhja në rrjetet...