Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Ministrja bie keq në tokë gjatë konferencë për shtyp
Bota E Martë, 9 Shtator 2025 19:08 Një incident i rëndë ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi. Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën. Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet mjekësore. Fatmirësisht, në një njoftim zyrtar të mëvonshëm u konfirmua se gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme dhe se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Elisabeth Lann mori detyrën si Ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë më parë, të martën, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson.