Kartolina fëmijëve nga burgu i Peqinit, për nisjen e vitit shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty!

Kartolina fëmijëve nga burgu i Peqinit, për nisjen e vitit shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që nisi me 8 shtator, të dënuarit në burgun e Peqinit u kanë dërguar kartolina urimi fëmijëve të tyre. Fillimi i vitit të ri shkollor solli emocione të veçanta jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit e tyre që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit. Të dënuarit në këtë institucion shprehën dashurinë dhe krenarinë e tyre për fëmijët, duke i inkurajuar që të përqafojnë dijen. “Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit!’ Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura. Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund’, shkruhet në disa...