Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Finalja” e parë për në Botërorin 2026/ Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Letoni
Shqipëria luan “finalen” e parë për në Botërorin 2026 përballë Letonisë, me kuqezinjtë që kanë si detyrim vetëm fitoren. Përballë këtij kundërshtari, Kombëtarja jonë nuk numëron asnjë fitore, por edhe asnjë humbje, me 6 takime, të cilat kanë përfunduar në barazim. Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër. Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë polaku Damian Sylwestrzak, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij, Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz si anësorë, ndërsa Damian Kos si arbitër i katërt....