Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksion i madh në Prishtinë/ Raportohen 10 persona të arrestuar, akuzohen për drogë dhe armë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një operacion në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës, ku janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë edhe shtetas nga Shqipëria. Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge, apo mjeteve dhe materialeve narkotike”, sipas nenit 268 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për “Mbajtje të paautorizuar të armëve në pronësi, kontroll apo posedim”, bazuar në nenin 366 të të njëjtit Kod. Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe narkotikësh, armë zjarri, si dhe prova të tjera materiale të cilat do të përdoren në vijim të hetimeve. Prokurori i shtetit,...