Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Jozi këndon për Tom Doshin në dasëm, djemtë e tij e mbulojnë me para
Showbiz E Martë, 9 Shtator 2025 18:42 Jozefin Marku ose i njohur si Jozi është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut. Në një dasëm të fundit, kanë qenë të pranishëm edhe djemtë e Tom Doshit. Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë mbuluar me para këngëtarin. “Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, dëgjohet të këndojë Jozefin Marku, ndërsa djemtë e rinj i mbushin xhepat e duart me para, derisa në fund të këngës hedhin në ajër tufën me lekë.