“Samiti i Zjarrit” që tronditi Katarin, detajet e sulmit izraelit

“Samiti i Zjarrit” që tronditi Katarin, detajet e sulmit izraelit

Me një sulm të paprecedentë në territorin e Katarit, që duket se është autorizuar nga Presidenti Donald Trump, shteti hebre përpiqet të eliminojë të gjithë udhëheqjen e Hamasit. Operacioni, i organizuar nga forcat e armatosura izraelite dhe nga Shin Bet, shërbimi i inteligjencës së brendshme, është pagëzuar me emrin “Atzeret HaDin”, (Samiti i Zjarrit) dhe ka përfshirë avionë luftarakë që kanë fluturuar 1.800 kilometra nga Izraeli në Doha. Në orët e pasdites, në kryeqytetin e Katarit janë dëgjuar shpërthime në disa pjesë të qytetit. “Një sulm i ulët i kryer nga Izraeli ka goditur ndërtesa banimi ku strehohen disa anëtarë të zyrës politike të Hamasit”, deklaroi Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit. Kush e udhëheq Hamasin? Pas vrasjes së Yahya Sinwar në...