Protesta të fuqishme në Nepal/ Tërhiqet qeveria, heq bllokadën për rrjetet sociale

Protesta të fuqishme në Nepal/ Tërhiqet qeveria, heq bllokadën për rrjetet sociale

Nepali ka hequr ndalimin e mediave sociale, pasi kjo shkaktoi protesta kundër korrupsionit që çuan në përleshje me policinë, duke lënë të paktën 23 persona të vdekur. Vendimi u mor pasi demonstratat nuk u ndalën as pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, teksa protestuesit dogjën edhe godina qeveritare, mes tyre ajo e Parlamentit. Në javët para ndalimit, në mediat sociale kishte filluar një fushatë “nepo kid”, duke vënë në qendër të vëmendjes stilin e jetës luksoze të fëmijëve të politikanëve dhe akuzat për korrupsion. Kur qeveria vendosi të ndalojë 26 platforma të mediave sociale, përfshirë Facebook-un dhe YouTube-in, shpërthyen protesta me mijëra të rinj që sulmuan parlamentin në kryeqytetin Katmandu të hënën. Disa lagje tani janë nën shtetrrethim. Një ministër i qeverisë tha se ata...