Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për sulmin në Katar
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konformuar për BBC-në se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte. Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend. Pritet që lidhur me sulmin të flasë më vonë edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë.