Zbulohet letra e Bill Clinton për Jeffrey Epstein, mesazhi misterioz që i shtohet skandalit që përfshin edhe Trumpin

Zbulohet letra e Bill Clinton për Jeffrey Epstein, mesazhi misterioz që i shtohet skandalit që përfshin edhe Trumpin

Në mes të skandalit rreth letrës së ditëlindjes që dyshohet se i është dërguar financuesit të njohur të skandaleve, Jeffrey Epstein, nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zbuluar edhe një letër tjetër që thuhet se i përket ish-presidentit Bill Clinton. Letra që i atribuohet Clintonit përfshin mesazhe reflektuese dhe fjalë rreth viteve të njohjes me Epstein, duke thënë: “Është qetësuese, apo jo, që ka zgjatur kaq shumë, gjatë gjithë viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe [fjalë e palexueshme], dhe gjithashtu të kesh kuriozitetin tënd fëmijëror, shtysën për të bërë një ndryshim dhe ngushëllimin e miqve.” Angel Urena, zëdhënëse e ish-presidentit Clinton, ka deklaruar më parë se Clinton “nuk di asgjë për krimet e tmerrshme për të cilat Jeffrey Epstein u deklarua fajtor...