Armando Pali mbeti i vrarë, flet miku i tij: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

Armando Pali mbeti i vrarë, flet miku i tij: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi se viktima dhe shënjestra e vrasjes njiheshin me njëri-tjetrin, teksa takimi në kafe ka qenë rastësor. Ai tha se në Shkodër krimi ka krijuar pasiguri në jetën e qytetarëve. “Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë. Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish. Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu....