Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Policia ndalon disa persona për shpërthimin në QKUK
Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në veturën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari më 30 prill të këtij viti. Vetura private e Osmanit kishte qenë e parkuar në parkingun e QKUK-së kur paraditen e 30 prillit kishte ndodhur shpërthimi. Gjatë një operacioni të kryer më 9 shtator, Policia tha se ka goditur një rrjet kriminal, duke ndaluar disa persona, duke sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjera. Kontrollet u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në një lokacion në fshatin Rimanishtë, kur u ndaluan 11 të dyshuar. Gjatë verifikimit, për një nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet F.D., sipas Policisë, u konstatua se ndaj tij ka një fletarrestim...