Sulmi në Katar, reagon Izraeli: Amerika ishte e informuar

Sulmi në Katar, reagon Izraeli: Amerika ishte e informuar

Bota E Martë, 9 Shtator 2025 16:21 Një zyrtar izraelit tha se Shtetet e Bashkuara ishin informuar paraprakisht për sulmin që u zhvillua në Doha të Katarit këtë të martë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi sulmin. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, tha ushtria në një deklaratë. Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari,...