Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bombardoi Katarin, Netanyahu: Marrim përgjegjësi të plotë
Bota E Martë, 9 Shtator 2025 16:30 Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu pranon sulmin e kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht i pavarur i Izraelit. Izraeli e nisi, e realizoi dhe mban përgjegjësi të plotë”. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime në nivelin më të lartë dhe kanë paralajmëruar se detaje të tjera mbi incidentin do të bëhen publike sapo të jenë të disponueshme.